Gvozdenoviç pas triumfit me Laçin: Kjo është fitorja më e fortë nga ana jonë, tashmë jam i qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 15:48

Gvozdenoviç pas triumfit me Laçin: Kjo është fitorja më e fortë nga ana jonë, tashmë jam i qetë

Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertën me Laçin. Pas sfidës, foli edhe trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç.

bandicam 2024-03-01 15-40-17-981

“Sot ishte shumë shumë sfidë e rëndësishme, jemi mirë dhe jo shumë mirë. Ishte një transfertë e vështirë, i përgëzoj djemtë për lojën, është një 3-pikësh i rëndësishëm. I gjithë kampionati është i hapur. Deri tani jemi në një vend të mirë dhe çunat meritojnë të mirën, fituam me një skuadër me eksperiencë. Pika më e fortë e Skënderbeut, është harmonia, dhe sot sulmuesi bëri maksimumin, Kjo është fitorja më e fortë nga ana jonë. Mendoj që do të rrimë këtu, por si do të rrimë ama. Do të shohim si do të reagojmë. Ishim tamam në krahun majtës, braziliani Silva ka cilësi në ajër,por nuk është i shpejt poshtë. Tani jam i qetë me 37 pikë, por me futbollin s’ka qetësi dhe prapë do fillojë stresi me Vllazninë”, tha ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"