Gvozdenoviç: I merituam tri pikët, gabova me Liçon që e lashë të gjuante 3 penallti
Skënderbeu u rikthye tek fitorja në Superiore duke mposhtur me rezultatin 2-1 Erzenin në tranfertë. Pas sfidës, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenoviç u shpreh i lumtur për tre pikët.
“E uroj ekipin e Erzenit, është një ekip shumë i fortë dhe luajtën shumë mirë. Për ne ishte shumë e rëndësishme fitorja pasi ishim në një moment shumë të vështirë, pas tre humbjeve radhazi. E merituam fitoren, bravo çunave. Skemi eksperiencë ende në Superligë, sot ishte një reagim i mirë dhe jam më i qetë. Kemi një listë për gjuajtjen e penalltive, Liço ishte i pari dhe i dyti Nikaj për të goditur, ishte gabimi im që goditi vetëm Liço. E ndërrova skemën në krahasim me ndeshjen ndaj Kukësit, sot ishim më të motivuar ishim përgatitur edhe më mirë”, deklaroi ai për “MCN TV”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"