Gvozdenoviç është i lumtur: Doja pikët, s’më intereson renditja e Skënderbeut
Ivan Gvozdenoviç e vlerëson si tejet të rëndësishme fitoren e Skënderbeut me Lushnjen, por nuk dëshiron të merret me renditjen.
Pas ndeshjes, trajneri i korçarëve tha: “Ishte një fitore me shumë vlera. Pavarësisht se na u desh të bënim disa ndryshime, ekipin e pashë të karikuar dhe të përqendruar. Ishte një nga ato takimet tipike ku nuk i lejuam asgjë kundërshtarit dhe menaxhuam më së miri avantazhin e krijuar në pjesën e dytë.
Ajo që më pëlqeu nga ekipi ishte mentaliteti, pasi nuk kaluam në kolaps nga mungesa e golit. E dinim që me minutat e kaluara pa shënuar mund të bëhej e vështirë në aspektin psikologjik, por ia dolëm. Nuk na intereson për momentin renditja, mjafton të përqendrohemi te rezultatet tona”.
PANORAMASPORT.AL
