Gvozdendoviç ndërroi skemën, “paguajnë” Beci ose Rapa/ / Serbi ndryshon rol, do ekip ultraofensiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 23:29

Gvozdendoviç ndërroi skemën, “paguajnë” Beci ose Rapa/ / Serbi ndryshon rol, do ekip ultraofensiv

Mentalitet dhe skemë, janë këto dy ndryshimet që ka sjellë Ivan Gvozdenoviç. Vetëm një javë në krye të Skënderbeut dhe trajneri i ri, e ka të qartë se çfarë do. Pret që korçarët të futet në fushë vetëm e vetëm për fitore në shtëpi e transferta qoftë, ashtu si i shkon për shtat një klubi të madh. Dhe që kjo të ndodhë, ka vendosur që të “përmbysë” rreshtimin.

Gozdenovic

E deklaroi pak ditë parë enkas për “Panorama Sport”, se tani e tutje do të aplikojë një tjetër modul në fushë. Nga 3-5- 2 që përdorte Migen Memelli, me serbin do të shndërrohet në 4-3-3. Edhe pse si futbollist ka luajtur në mbrojtje, në drejtim kërkon gjë tjetër. Skënderbeu i tij do të jetë ultraofensiv.

NDRYSHIMET

44-vjeçari dëshiron që t’i japë tjetër imazh ekipit në fushë. Ai pret që të imponohen, ndaj edhe moduli është shumë sulmues. Provën e parë e bëri me Devollin në miqësore (që e fituan me shifrat 3-0), por e njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe me Apoloninë. Të dielën udhëtojnë në Fier, për të luajtur të prapambeturën dhe kjo përballje duhet fituar me çdo kusht.

Skenderbeu

Është e vetmja formë për të rikuperuar diçka në renditje dhe nëse marrin pikët, do të kalojnë automatikisht të 4-it në tabelë. Nga i gjithë ky ndryshim, dihet, duhet të “paguajë”. Ekipit i largohet një mbrojtës më shumë dhe diçka të tillë duket se do ta “paguajë” një mes Becit dhe Rapës, ndërsa fiton një sulmues më shumë në organikë. Vend që do të diskutohet me Likës dhe Abubakar.

DËMTIMET

Kur mbeten edhe më pak se katër ditë nga transferta me Apoloninë, të gjithë sytë janë nga infermieria. Për momentin janë dy të dëmtuar në radhët e korçarëve. Nëse Belajdi Pusi është kthyer me grupin (ndonëse nuk është ende në 100% e tij), në “bokse” vazhdon të jetë Dritmir Beci.

FORMACIONET

Ai nuk është rikuperuar plotësisht akoma nga dëmtimi që e mban larg prej javësh dhe i është përsëritur për të dytën herë. Këto janë dy pengjet e mëdha të korçarëve në prag të përballjes me fierakët.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"