Guindo: I gëzuar më shumë për skuadrën, ja ku ndryshon Laçi aktual nga ai i vitit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 15:49

Guindo: I gëzuar më shumë për skuadrën, ja ku ndryshon Laçi aktual nga ai i vitit të kaluar

Saliu Guindo është kthyer shpejt në protagonist te Laçi, ashtu si në sezonin e kaluar ku shënonte me vazhdimësi për kurbinasit. Sulmuesi ka treguar pas dygolëshit ndaj Vllaznisë se ku ndryshonte skuadra aktuale nga ajo e një sezoni më parë.

bandicam 2023-03-19 15-20-32-479

“Jam shumë i lumtur jo vetëm për mua, por edhe skuadrën. Kjo fitore është për grupin, presidentin, për të gjithë tifozët.

Të jem i sinqertë, nuk ishte shumë e lehtë, se kemi pësuar shumë gola e  humbëm pikë dhe sot këto tre pikë i kanë bërë të gjithë shumë të lumtur dhe shpresojmë që të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Pozicioni im i preferuar është në qendër të sulmit, por në çdo ndeshje ka taktika të ndryshme dhe unë duhet të respektoj atë që thotë trajneri, ky është futbolli.

Në sezonin e kaluar, kishte shumë lojtarë me eksperiencë që lidheshin dhe disa janë larguar. Kemi shumë lojtarë të rinj këtë sezon, duhet kohë për t’u përshtatur, shumë të rinj dhe duhet t’i japim eksperiencën tonë. Njerëzit presin shumë rezultate nga ne, por shpresojmë që të vazhdohet në këto rezultate”, tha Guindo për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"