Guardiola me “dhimbje” koke, titullari i “qytetarëve” operohet nga apandeciti dhe humbet sfidën me Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 14:30

Guardiola me “dhimbje” koke, titullari i “qytetarëve” operohet nga apandeciti dhe humbet sfidën me Liverpulin

Fill Foden humbi ndeshjen e djeshme të Anglisë kundër Ukrainës për shkak të një operacioni me urgjencë të apendicitit.

haland foden

Ylli i Mançester Sitit la grumbullimin e kombëtares pak orë përpara ndeshjes së dytë kualifikuese të “Euro 2024”, ndërkohë që klubi në njoftimin për situatën e 22-vjeçarit nuk shpjegoi sa kohë sulmuesi do të jetë i padisponueshëm.

E sigurt është se talenti i Pep Guardiolës do ta humbasë ndeshjen e kampionatit kundër Liverpulit në “Etihad” të shtunën ora 13:30.

Në prill kampionët e Anglisë do të luajnë edhe në çerekfinalet e Champions-it kundër Bajernit të Mynihut. Pas heqjes së apendicitit, aktiviteti normal i një futbollisti rinis minimalisht pas 2 javësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"