“Grupi yni i një niveli më të lartë”, analiza e trajnerit të Spanjës: Kujdes nga Shqipëria, është kombëtare e rrezikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 14:43

“Grupi yni i një niveli më të lartë”, analiza e trajnerit të Spanjës: Kujdes nga Shqipëria, është kombëtare e rrezikshme

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për prestigjiozen “Marca”, duke komentuar shortin e Euro 2024, ku kombëtarja iberike bën pjesë në grupin B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Shqipërinë.  

la fuente

Tekniku spanjoll gjatë prononcimit të tij e ka konsideruar Shqipërinë si një skuadër tepër të rrezikshme. 

Një vit kaloi shumë shpejt. Shumë gjëra ndodhën dhe për fat, thuajse të gjitha ishin shumë të bukura.   

Për sa i përket shortit, të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një kompeticioni si Europiani, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse. 

Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. 

Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme. 

Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, u shpreh 62-vjeçari spanjoll. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"