Gropë në fushën e stërvitjes, revoltohen në Lezhë: Po prishin terrenet e fëmijëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 17:41

Gropë në fushën e stërvitjes, revoltohen në Lezhë: Po prishin terrenet e fëmijëve

Duke folur për investimet e pritshme në Bashkinë Lezhë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu në pranverën e kaluar, foli për ndryshimet që do të pësojë qendra e qytetit të Lezhës dhe vetë stadiumi “Besëlidhja”.

ddcd3179-b228-4edc-9211-70acb6d4c398

Teksa prezantoi këtë investim të madh për Lezhën, kryebashkiaku deklaroj se do të shembet stadiumi për t’i hapur rrugë një investimi shumë të madh në këtë qytet.

Ai bëri me dije se shembja e stadiumit do të realizohet për ta kthyer këtë zonë në një qendër rekreacioni. Sipas kryebashkiakut Pjerin Ndreu aty do të ndërtohet edhe një parking nëntokësor duke shtuar se do të ketë edhe zonë të gjelbër.

Një pikëpyetje e madhe është edhe fakti se ku do të ndërtohet stadiumi ri i qytetit. Deri tani në të gjitha planet rregulluese të diskutuara të qytetit të Lezhës ende nuk është paraqitur një projekt për zhvendosjen e stadiumit “Besëlidhja”.

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport” në atë kohë kryebashkiaku i Lezhës kishte deklaruar: “Eshtë ende heret për të dhënë prononcim. Ka plan për një qendër multifunksionale, me stadium e fusha të tjera. Pra për një kompleks”. Bëhet fjalë jashtë qytetit egzistues? “Kaq”!

54ccaec2-6e92-4da1-84ae-f3bb27151cfe

Pas nëntë muajsh nga ajo deklaratë e kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, ka nisur puna në teren.

Këto dit ka nisur prishja e aneksit të stadiumit “Besëlidhja”, që ishte i vetmi ambient ku stërvitej Besëlidhja dhe skuadrat e zinxhirit të moshave.

Tani skuadra lezhjane e Besëlidhjes me gjithë zinxhirin e moshave kan mbetur pa ambiente stërvitore.

Puna për tjetërsimin e ambienteve sportive të qytetit të Lezhës konkretisht stadiumit ka nisur ende pa patur një plan konkret për ndërtimin e ambienteve të reja.

Të pyetur nga “Panorama Sport” shumë qytetarë të Lezhës ndjehen të trishtuar nga nisja e punës për prishjen e ambienteve sportive pa u ngritur akoma të rejat.

Ata e quajn zaptim banditesk nga ana e shtetit të tjetërsimit të ambienteve sportive, i vetmi aktiviete argëtues që ka mbetur.

Skuadra lezhjane e futbollit Besëlidhja ka një histori gati një shekullore, ku as një regjim i kaluar nuk i ka zaptuar.


PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"