“Grabitës me uniformë”, shfryn administratori i ekipit të Kategorisë së Parë: Vëzhguesi i arbitrave hante drekë… (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2022 | 14:35

“Grabitës me uniformë”, shfryn administratori i ekipit të Kategorisë së Parë: Vëzhguesi i arbitrave hante drekë… (VIDEO)

Burrelit nuk i del e keqja me gjykimin. Humbjen e fundit në Vlorë e quajnë të pamerituar, ndërsa hapur ankohen për dy penallti dhe kartonët e dhënë. Është vetë administratori Arjan Lleshaj që flet enkas për “Panorama Sport” për këtë temë.

Collage Maker-17-Nov-2022-10.12-AM

“Nuk doja të flisja për gjykimin… Më kot lodhemi se çdo gjë bie në vesh të shurdhët, askush nuk mendon për Burrelin. Kjo gjë ndodh javë pas jave, ndëshkohemi me të kuq çdo javë.

Na ndëshkojnë keq dhe më keq me penallti, me kartonë. Këtë javë na u mohuan dy 11-metërsha në Vlorë. Nuk di t’u vendos emër këtyre.

Me pak fjalë janë ‘grabitës’ me uniformë, por të paktën nuk u vë faj sepse vëzhguesi (Simon Qurku) nuk ishte aty në 45 minutat e para. Mbase po hante drekën e radhës.

Ndërsa profesor Bujar Pregjës, çfarë t’i themi atij, i pafuqishëm, dhe arbitrat po bëjnë me Burrelin çfarë të duan.

Mendojnë, ekip bashkie, periferi. Ata tallen me djersën e djemve dhe të një rrethi. Futbolli është ai që i bashkon matjanët në çdo fundjavë dhe mendja e çdo të riu është tek ekipi, për ta mbajtur gjallë këtë sport kaq popullor me çdo mënyrë.

Te ne vjen çdo javë nga një arbitër dhe për fatin e ndeshjes vendos ai, jo loja e luajtur në fushën e blertë. Është vërtet për të ardhur keq dhe mendoj dhe shpresoj që kjo gjë të marrë fund.

Të mos prishet ky kampionat nga disa individë. Futbolli i luajtur në fushë besoj se është më i bukur se ai që luajnë disa në tavolina”, përfundoi administratori Arjan Lleshaj.

-PENALLTIA E MOHUAR QË PRETENDON BURRELI

ILIR CARA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"