“Golin ja dedikoj Duamenës”, Mihana pas fitores së Erzenit: Jap maksimumin për ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2023 | 16:08

“Golin ja dedikoj Duamenës”, Mihana pas fitores së Erzenit: Jap maksimumin për ekipin

Redon Mihana i dha fitoren e Erzenit përballë Tiranës në sfidën e javës së 14-të të Superiores. Sulmuesi i shijakasve u shpreh tepër i lumtur për golin e shënuar dhe se gjithashtu këtë ja dedikon ish-shokut të tij të skuadrës te Egnatia, Rafael Duamena, që humbi jetën disa ditë më parë.

mihana

“Shumë i lumtur për fitoren, për faktin dhe që shënova. Nuk e kisha ndihmuar ekipin me gol dhe tashmë jam i lumtur për fitoren.

Nuk ndihem i sforcuar. Mundohem të jap maksimumin. Nuk jam një sulmues 9-sh. Na ka ardhur vetëm pritet federimi. Unë jap gjithçka për ekipin.

Dihet kualiteti i Tiranës. Unë mendoj se duket në grup nuk po shkojnë mirë, por që kanë individë dhe na hapën shumë probleme.

Golin tim ja dedikoj Rafael Duamenës”, tha Mihana për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"