Goli rekord i Gjermanisë nuk ishte rastësi! Ja kush është “arkitekti” danez që po u mëson “panzerave” goditjet standarte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 16:20

Goli rekord i Gjermanisë nuk ishte rastësi! Ja kush është “arkitekti” danez që po u mëson “panzerave” goditjet standarte

Gjermania mundi Francën me shifrat 2-0 këtë javë në miqësore në Lion dhe meritë e këtij suksesi ishte edhe një gol i pabesueshëm i shënuar nga Florian Virtz pas vetëm 7 sekondash lojë.

asdsadsadasdasdsad

Që me nisjen e topit nga qendra, Kros gjeti hapësirën për futbollistin i cili gjuajti duke mposhtur portierin Samba. Mund të dukej si një moment pakujdesie nga vendasit, por në fakt kishte qenë gjithçka e planifikuar.

SHIH VIDEON

“Bild” ka treguar se goli më i shpejtë në historinë e e kombëtares gjermane ishte meritë e Mads Budgerait.

Danezi 38-vjeçar është bërë pjesë e stafit të përfaqësueses gjermane që kur drejtimin e saj e mori Hansi Flik, si përgatitës i goditjeve standarte. Ai merret vetëm me këtë pjesë në përgatitjet e skuadrës, si në fazën ofensive, ashtu edhe mbrojtëse, duke përgatitur çdo lëvizje. Dhe goli që nga shkelmimi i parë, është meritë e tij.

sdasdasdasdasd

“Ditën para ndeshjes na tha se duhej ta provonim që në startin e sfidës. Topi shkoi te Flo dhe me cilësinë që ka, mund të bëjë goditje të tilla”, shpjegoi Musiala. Edhe kapiteni Gyndogan theksoi se Budgerait kishte qenë ai që i dha idenë futbollistëve. “Ne folëm para ndeshjes rreth mundësisë së presingut pasi francezët qëndrojnë shumë lart. Kjo ishte saktësisht ideja që na dha Mads”, tregoi ai.

Tani Gjermania shpreson që me ide të tilla, skuadra të ketë një armë më shumë që të bëjë mirë edhe në Europianin 2024 ku është vetë organizatore e ka përgjegjësinë që të dhurojë një paraqitje shumë të mirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"