Goli në frymën e fundit me Portugalinë, flet Morata: Fitore me vuajtje e Spanjës, ndaj shijon shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 11:00

Goli në frymën e fundit me Portugalinë, flet Morata: Fitore me vuajtje e Spanjës, ndaj shijon shumë

Alvaro Morata ka qenë heroi i Spanjës në mbrëmjen e Bragës. Falë golit të tij dy minuta nga fundi i ndeshjes, “La Roja” ka mundur Portugalinë dhe ka siguruar një vend në “final four” në Ligën e Kombeve.

MORATA 1

I intervistuar nga televizioni spanjoll “TVE”, Morata e ka pranuar se ka qenë një fitore plot vuajtje, por që në fund shijon shumë.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, mjafton të shohësh lojtarët që ka në përbërje Portugalia.

Por më ka pëlqyer shumë vendosmëria e skuadrës, pasi kemi qëndruar në lojë deri në fund duke pritur momentin e duhur për të dhënë goditjen e duhur. Ishim të bindur se do të na krijohej një mundësi dhe ia dolëm”, ka thënë Morata.

Më pas sulmuesi i Atletikos në La Liga ka hedhur vështrimin nga Botërori në Katar.

“Natyrisht që Botërori është shumë i rëndësishëm, por tani le t’i gëzohemi momentit dhe këtij suksesi.

Ka qenë tepër i vështirë për t’u arritur, ndaj le ta shijojmë. Do të kemi kohë përpara për të menduar për kampionatin botëror”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"