“Goli ishte i rregullt, isha 2 metra afër”, Bubeqi: Tifozët e Burrelit kanë namin, por janë “fair play”. Ja si e mundëm Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2023 | 16:45

“Goli ishte i rregullt, isha 2 metra afër”, Bubeqi: Tifozët e Burrelit kanë namin, por janë “fair play”. Ja si e mundëm Flamurtarin

Trajneri i Burrelit në prononcimin e dhënë pas ndeshjes i është kundërpërgjigjur pretendimeve të kolegut të tij të Flamurtarit. Ai tregoi strategjinë fituese të matjanëve ndaj vlonjatëve, si dhe objektivin që ka Burreli në Kategorinë e Parë.

bandicam 2023-10-29 16-26-00-829

Bubeqi pohoi se presioni përdoret si justifikim nga kundërshtarët, madje falendëroj tifozët matjanë për mbështetjen dhe “fair play”-in e treguar duke mos hedhur asnjë send në fushë. Ja prononcimi i trajnerit të Burrelit pas ndeshjes:

Sa i përket rastit të golit të pretenduar si të parregullt kur rastin e panë edhe ata. Rastin e kam parë shumë afër, pasi kam qenë 2 metra larg dhe gjithçka ishte në rregull.  Futbolli i ka këto gjëra, pasi bën gola edhe kur se pret. E kishim vlerësuar shumë ndeshjen me Flamurtarin, e kishim analizuar si ekip dhe u munduam të bllokojmë pikat e tyre të forta dhe strategjia jonë ishte e mbështetur duke u mbrojtur mirë dhe me kundërsulm t’i kapnim në befasi. Në fund strategjia jonë doli fituese.

Në pjesën e dytë u tërhoqëm disi prapa që ta nxirrnim Flamurtarin  dhe me kundërsulm ta kapnim në befasi dhe ia arritëm. Besoj se patëm mundësi të shënonim edhe golin e dytë, siç ishte një moment me portë bosh. Pastaj në disa raste kishim lojë të ndaluar nga ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve të Flamurtarit që meritonin edhe kartonë të kuq.

Objektivi ynë si ekip që në fillim ka qenë që të renditemi në mesin e tabelës. Për momentin na duhen dy lojtarë, por me këtë grup deri në dhjetor shpresoj të kapim mesin e tabelës. Kontigjenti është i duhur me kap këtë pozicion.

Tifozët

Dëgjova edhe fjalën presion nga kundërshtarët. Nuk e di se ku e panë këtë gjë Tifozët e Burrelit kanë namin e dikurshëm, pasi nuk mendoj se ka fushë më të qetë se kjo e jona sa i përket tifozërisë. Nuk pati asnjë bidon të hedhur në fushë dhe e dimë se çfarë ndodh të stadium të tjera. Gjithsesi, çdokush ka mendimin e tij. Gjej rastin t’i falënderoj tifozët e Burrelit për mbështetjen ndaj ekipit si dhe për sjelljen “fair play” që treguan”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"