Goli i tij ngjiti Dinamon në “Final Four”, Lorenco Vila: Na motivon që kaluam Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 15:40

Goli i tij ngjiti Dinamon në “Final Four”, Lorenco Vila: Na motivon që kaluam Tiranën

Lorenco Vila ishte autori i golit të shënuar me penallti në fitoren që ekipi i tij, Dinamo, arriti të marrë në transfertën e Korçës. Duke folur për “Panorama Sport” pas ndeshjes, sulmuesi i krahut shprehet se këto ishin tri pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin.

dinamo

“Ka qënë një fitore shumë e rëndësishme në një ndeshje shumë të vështirë dhe delikate, pasi Skënderbeu është një ekip cilësor dhe ishte pranë nesh me pikë. Mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë dhe kemi arritur të marrim atë që kërkonim nga ky takim. Është një fitore e vështirë edhe për faktin se ishte një rival direkt për vendin e katërt të klasifikimit, ndaj jemi shumë të kënaqur për këtë rezultat të marrë në Korçë”, thotë autori i golit fillimisht dhe më pas shprehet se kalimi i Tiranës në renditje i motivon më shumë:

“Dinamo çdo ndeshje mendon për takimin e radhës. Jemi në vendin e katërt duke kaluar Tiranën në klasifikim dhe kjo na motivon më shumë. Siç e thashë më sipër jemi duke menduar vetëm për ndeshjen e radhës dhe shpresojmë që të marrim më të mirën ndeshje pas ndeshjeje duke arritur kështu edhe këtë objektiv siç është “Final Four”, -përfundoi Lorenco Vila në prononcimin për gazetën.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"