Goli i tij i parë i dha fitoren Dinamos, Lorenco Vila: Me Mehmetin ndjehem më i lirë, duam 3 pikët edhe ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2023 | 12:26

Goli i tij i parë i dha fitoren Dinamos, Lorenco Vila: Me Mehmetin ndjehem më i lirë, duam 3 pikët edhe ndaj Kukësit

Shënoi golin e parë te Dinamo për këtë sezon dhe në fund i dha tri pikët skuadrës së tij. Bëhet fjalë për Lorenco Vilën, i ardhur këtë merkato vere te blutë e kryeqytetit, si një nga lojtarët më të spikatur sezonet e kaluara te Teuta.

fhh

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, pas fitores ndaj Skënderbeut, Vila shpreson që tani të mos ndalet më sa u përket golave, ndërsa pohon se me Mehmetin ndihet më i lirshëm në fushë. 24-vjeçari shpreson te një tjetër fitore këtë javë ndaj Kukësit në transfertë, duke theksuar se skuadra nuk duhet të shohë larg, por të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

Më në fund erdhi goli i parë për Dinamon, si ndiheni?

Normalisht që jam i kënaqur për golin e shënuar, por më shumë për tri pikët që mori skuadra. Ishte një ndeshje ku na duhej fitorja me çdo kusht dhe të shpresojmë që të vazhdojmë kështu edhe në takimet e radhës.

E prisnit këtë gol?

Të them të drejtën, me ardhjen e profesor Mehmetit ndihem më i lirë dhe normal që edhe goli do të vinte. E kam treguar edhe në kampionatet e kaluara që di të shënoj dhe shpresoj të mos jetë i pari e të mos ndalem më.

Nga ndryshon Mehmeti nga Di Biaxho?

Profesor Mehmeti e njeh më mirë kampionatin shqiptar, pasi më herët ka qenë edhe te Partizani dhe ka bërë mirë. Ka dhënë këshillat e tij dhe skuadra ka bërë mirë në këto dy ndeshje.

Ndeshja e radhës me Kukësin, si e prisni?

Është një ndeshje që në Kukës do të shkojmë për fitore. Do të jetë e luftuar nga të dyja palët dhe shpresojmë që me ndihmën e Zotit të marrim tri pikët e radhës.

Deri ku mund të shkojë Dinamo apo nuk mendoni kaq gjatë për momentin?

Dinamo duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"