“Goli i Ronaldos?”, surprizon Andre Silva: Mund të ma kishin dhënë mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 21:39

“Goli i Ronaldos?”, surprizon Andre Silva: Mund të ma kishin dhënë mua

Paralelisht me fitoren e Portugalisë ndaj Uruguait (2-0), misteri qëndronte nëse goli i parë ishte i Bruno Fernandes apo Kristiano Ronaldos. I pyetur për detajet, Andre Silva u mundua të jepte një përgjigje sa më korrekte.

ANDRE SILVA

“FIFA ia dha Fernandeshit. Nëse doni ta dini, ata mund të ma kishin atribuar edhe mua. Të gjithë duam më të mirën, por më e rëndësishmja është se ishte një gol për Portugalinë. Të paktën kështu mendon grupi i lojtarëve.

Këto pyetje nuk na shqetësojnë dhe grupi nuk ndikohet. Në rastin e Ronaldos, ai është me përvojë, ai di si t’i përballojë këto situata”, deklaroi për mediat portugeze ish-sulmuesi i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"