“Goli i Juventusit ishte i rregullt”, Pinari: Bëjmë maksimumin për t’u ngjitur në Superiore…Titulli? Kam besim tek Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 19:57

“Goli i Juventusit ishte i rregullt”, Pinari: Bëjmë maksimumin për t’u ngjitur në Superiore…Titulli? Kam besim tek Vllaznia

Dinamo mposhti Flamurtarin në Vlorë falë një penalltie të akorduar në minutën e 82′ të cilën Denison e ekzekutoi në mënyrë perfekte. Pas ndeshjes foli zëvendës trajneri i dinamovitëve, Luan Pinari.

bandicam 2023-03-20 19-33-32-805

“Tensioni është i pranishëm, është mëse i pranueshëm në një ndeshje mes dy ekipeve që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar. Këto momente të japin më shumë emocion, se luanim ndaj një rivali direkt, ndaj një ekipi që meriton të luajë në Superiore. Me këtë fitore kemi mundësinë e mirë. Prandaj u riktheva, jam i gatshëm ta ndihmoj Dinamon në këtë pozicion të vështirë. Unë e kam shikuar momentin tek ndeshja Inter-Juventus dhe topi nuk ishte prekur nga Rabiot, por nga Vlahoviç. Për mendimin tim ishte gol i rregullt. Unë kam ardhur për të transmetuar ADN e Dinamos, kemi punuar gjatë gjithë kohës, shpresoj ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur. Do bëjmë maksimumin për tu ngjitur në Superligë. Kam besim tek Vllaznia, besoj që e merr më shumë ajo se Partizani apo Tirana”, u shpreh Pinari për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"