“Goli është për sulmuesin, kam shumë për të dhënë”, Zabërgja: Ja arsyet e ngërçit të Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 16:07

“Goli është për sulmuesin, kam shumë për të dhënë”, Zabërgja: Ja arsyet e ngërçit të Dinamos

Sulmuesi i Dinamo Sitit, Baton Zabërgja, ka dalë sot para mediave, një ditë para ndeshjes me Kukësin, që për blutë ka një karakter mbijetese, pasi e tillë është situata ku ndodhet “nëndetësja”. 22-vjeçari nga Kosova e ka pranuar se statistikat e tija nuk janë të denja për një sulmues. Ai beson shumë te rritja dhe potenciali i tij, por edhe te skudra. Zabërgja tregoi arsyet pse Dinamo nuk ka apsur ecuri pozitive deri tani në Superiore.

ZABERGJA

Zabërgja, 10 ndeshje 2 gola. A keni potencial për të bërë akoma më shumë në Superiore?

Për sulmuesin gjithmonë e rëndësishme është goli dhe mendoj se këto statistika nuk janë të mira për mua. Edhe pse kam pasur raste në disa ndeshje. Mendoj se kam ende shumë për të dhënë dhe ndeshje pas ndeshje do të përmirësohem duke u rritur në aspektin personal, si dhe të ndihmoj ekipin.

Keni luajtur në fazën e parë ndaj Kukësit, si vlerësoni tani si kundërshtar?

Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit që ka zhvilluar ekipi i Kukësit, mendoj se është një kundërshtar i fortë dhe duhet t’i kushtojmë vëmendje takimit për të dalë me rezultat pozitiv në fund.

Nëse kampionati do të niste sot dhe me atë që keni shikuar në fazën e parë, ku mendoni se do të arrijë Dinamo?

Duke pasur parasysh ndeshjet që kemi zhvilluar, mendoj se nuk e meritojmë pozicionin ku jemi. Gjërat kanë rrjedhur si kanë rrjedhur deri tani, por shpresoj që në të ardhmen do të rritemi dhe do të shkojmë në vendin që meritojmë.

Çfarë ju ka penguar që Dinamo të jepte ndoshta akoma më mirë?

Nuk e di, por mendoj se kemi pasur edhe mungesë fati, mbase edhe filozofia e lojës që kemi zhvilluara. Këto kanë qenë disa nga arsyet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"