Golashënuesit e kualifikueseve të Europianit/ Listën e kryeson shoku i Gjimshitit, në “podium” CR7 dhe mesfushori i Junajtid
Kualifikueset e Europianit, ngritën siparin javën që shkoi teksa ditën e djeshme u mbyll cikli i dy ndeshjeve të para të fazës së grupeve, që prodhuan mjaft surpriza.
Ndërkohë për sa i përket listës së golashënuesve, ajo momentalisht kryesohet nga sulmuesi danez i Atalantës, Rasmus Hojlund, që shënoi 5 gola në 2 ndeshje. Talenti 20-vjeçar, tundi 3 herë rrjetën e Finalndës dhe 2 herë atë të Kazakistanit.
Vendi i dytë ndahet nga Kristiano Ronaldo, me 4 gola, dy i shënoi ndaj Lihtenshteinit dhe 2 ndaj Luksembungut. Në të njëjtën kuotë golash ndodhet dhe mesfushori skocez i Mançester Junajtid, Skot Mek Tominei.
Ky i fundit 2 gola i realizoi ndaj Spanjës mbrëmjen e djeshme dhe dy ndaj Qipros. Top 5-shja plotësohet nga Lukaku dhe Vlahoviç me 3 gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"