Golashënuesi i Shkumbinit i “etur” për gola: Sfidat më motivojnë, jemi gati të thyejmë Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 22:49

Golashënuesi i Shkumbinit i “etur” për gola: Sfidat më motivojnë, jemi gati të thyejmë Tomorin

Shkumbini pret nesër në shtëpi Tomorin në një sfidë ku ekipi i drejtuar nga trajneri Lorenc Pashja do të kërkojnë fitoren e radhës në fushën e tyre. I gjithë grupi është në dispozicion të stafit dhe ky fakt ka shtuar optimizmin se Tomori do të jetë “viktima” e radhës në Peqin, atje ku vendësit kanë regjistruar tri fitore.

Apolonia-Shkumbini

Siguri për realizimin e golave jep sulmi, kur deri tani dyshja Barbosa-Onuh kanë realizuar 7 herë dhe pritet që të jenë protagonistë edhe ndaj beratasve. Golashënuesi më i mirë i Shkumbinit, braziliani Barbosa, tha për “Panorama Sport” se pavarësisht se nuk e njeh Tomorin do të jetë një sfidë emocionuese dhe ndihet i motivuar për të shënuar sërish.

“Kam lënë pas një dëmtim të lehtë muskulor dhe ndihem plotësisht gati për ndeshjen e radhës. Fakti që do të luajmë në fushën tonë është një motiv më shumë për të dhënë më të mirën dhe për të ndihmuar skuadrën që të arrijë fitoren. Sinqerisht, nuk kanë më shumë rëndësi golat e mi, sesa suksesi i Shkumbinit.

Ne jemi një skuadër kompakte dhe kur arrihet suksesi, merita i takon të gjithëve. Shpresoj që të zhvillojmë një lojë të mirë dhe të arrijmë objektivin që është marrja e tri pikëve, që do të na ndihmojë për të konsoliduar pozitat në klasifikim”, tha Barbosa.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"