Gol në finale, djali i ish-trajnerit të Partizanit shpallet kampion me… Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 20:02

Gol në finale, djali i ish-trajnerit të Partizanit shpallet kampion me… Tiranën

Noel Dalipi, djali i ish-trajnerit të Partizanit, Klevid Dalipi, ishte heroi i Tiranës U-13 më finalen ndaj Football Republic, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 23-të, në duelin e zhvilluar në kompleksin “Internacional”, duke i dhuruar trofeun bardhebluve në sfidën që përfundoi me rezultatin 1-0.

Noel Dalipi

Dalipi është një nga futbollistët më të dalluar te Tirana U-13, teksa shënoi edhe në sfidën gjysmëfinale ndaj Shënkollit. Me këtë ritme gjasat janë të mëdha që Noeli të ketë një karrierë të suksesshme, duke bërë më mirë edhe se babai i tij, Klevis Dalipi, që gjatë karrierës së tij, u aktivizua me shumë skuadra si Elbasani, Vllaznia, Shkumbini, Bylis, Kamza, etj.

Dalipi

46-vjeçari gjithashtu pati edhe një eksperiencë në kampionatin portugez, me Santa Klarën dhe Ferensen. Për sa i përket ekipit Kombëtare, Klevisi regjistroi 2 paraqitje me fanellën kuqezi. Si trajner i parë, Dalipi drejtoi Partizani në vitin 2018 dhe Luftëtarin në vitin 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"