Gol dhe asist për t’iu afruar La Liga, shihni statistikat dhe notën e Myrto Uzunit për ndeshjen e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 20:19

Gol dhe asist për t’iu afruar La Liga, shihni statistikat dhe notën e Myrto Uzunit për ndeshjen e sotme

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist absolut i La Liga 2 me golat e tij dhe me asistet. Pas ndeshjes së sotme ndaj Albacetes, shifrat flasin për 20 gola dhe 4 asiste në këtë kampionat për sulmuesin shqiptar. Statistika mbresëlënëse, të cilat po shtyjnë Granadan drejt ngjitjes në La Liga.

uzuni

Sot, ai ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 në transfertë, pasi fillimisht shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij, ndërsa më pas dha edhe asistin për rezultatin e përkohshëm 2-0. Vazhdon të jetë vendimtar edhe pse prek pak herë topin, ndërsa edhe si gjahtar zone, kthehet në mbrojtje.

Për paraqitjen e tij sot, “SOFASCORE” ka vlerësuar lojtarin me notën 7,6 për atë që dha në fushë deri në minutën e 79, kur ai u largua nga fusha për zgjedhje taktike të trajnerit dhe për të marrë duartrokitjet e merituara nga tifozët.

WhatsApp Image 2023-03-18 at 8.03.07 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"