Gol dhe asist me Sasuolon, Nedim Bajrami pjesë e formacionit të javës në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 13:54

Gol dhe asist me Sasuolon, Nedim Bajrami pjesë e formacionit të javës në Serinë A

Mesfushori i kombëtares, Nedim Bajrami u rikthye protagonist me Sasuolon në kampionat teksa ishte një nga më të mirët ndaj Salernitanas.

NEDIM BAJRAMI

25-vjeçari shkëlqeu me gol dhe asist, por ekipi i tij u mjaftua vetëm me 1 pikë, pasi u ndal në barazimin 2-2.

Paraqitja pozitive i bën vend Bajramit edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia. Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Viktor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Fratezi e Mançini.

formacioni-819x1024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"