VIDEO/ Gol, asist dhe protagonist në zhbllokimin e sfidës, talenti shqiptar dhuron spektakël te skuadra italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 23:07

VIDEO/ Gol, asist dhe protagonist në zhbllokimin e sfidës, talenti shqiptar dhuron spektakël te skuadra italiane

Kristian Shpendi nuk ka të ndalur! Sulmuesi shqiptar ishte sërish protagonist mbrëmjen e sotme me fanellën e Çezenës, në triumfin 4-0 ndaj Entelës. 

cesena

 Talenti kuqezi ishte protagonist në golin e parë të shënuar nga Kargbo në minutën e 31-të, teksa ishte ai nismëtari i aksionit që u finalizua me gol. Ndërkohë 3 minuta më vonë, Shpendi gjeti vetë rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat. 

20-vjeçari shqiptar nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 44-t regjistroi asist për golin e tretë të shënuar nga Kargbo. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-0, ndërkohë që në minutë e 72-të, Çezena shënoi edhe të tretin me Kargbo që vulosi tripletën personale. 

Për sa i përket Kristian Shpendit, ai qëndroi në fushë 59-të minuta. Me golin e sotëm, shqiptar i ngjit në kuotën e 17-të golave teksa kryeson i vetëm listën e golashënuesve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"