Goditje në limit, Besëlidhja feston dhe i shkakton humbjen e parë Ilirisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2023 | 16:43

Goditje në limit, Besëlidhja feston dhe i shkakton humbjen e parë Ilirisë

Besëlidhja merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet e treta, ndërsa Iliria pëson humbjen e parë për këtë kampionat.

WhatsApp Image 2023-10-09 at 14.57.45 (1)

Të shtunën në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët, ka vendosur goli i David Markut në fundin e lojës. Ndeshja nisi nën kontrollin e Ilirisë, ku pas vetëm një minute lojë, Gjinaj iu afrua golit me kokë. Skuadra e Dritan Smajlit reagoi më pas në dy raste me protagonist Përgjonin, ndërsa u pretendua edhe një penallti në minutën e 22- të. Iliria rrezikon me Baldeh në minutën e 33-të, por goditja e tij shkoi jashtë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta ishte shumë më e fortë. Fillimisht Bardulla për Besëlidhjen gjuan fort, duke e dërguar topin ngjitur me trekëndëshin e djathtë të Likës. Në minutën e 66-të ishte Përgjoni, i cili niset në një kundërsulm të shpejtë dhe nxjerr të lirë Danajn, por ky i fundit i vetëm me portierin, gjuan jashtë kuadratit. Vendësit përgjigjen me Alinanin, që godet fort me të majtën dhe topi shkon në rrjetë pas një devijimi, mirëpo goli anulohet për faull ndaj portierit lezhjan.

Teksa luhej minuta e 80-të, Besëlidhja godet Ilirinë, ku David Marku parakalon në mbrojtjen fushëkrujase dhe shënon golin e avantazhit për miqtë. Ekipi i Afrim Deliut përpiqet për barazimin, por megjithëse u akorduan edhe 7 minuta shtesë, Besëlidhja ruajti avantazhin.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"