Goditje “bombë” në merkato/ Klubi i Kategorisë së Parë afron sulmuesin me vlerë 1.2 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2022 | 18:35

Goditje “bombë” në merkato/ Klubi i Kategorisë së Parë afron sulmuesin me vlerë 1.2 milionë euro

Turbina e Cërrikut i ka surprizuar të gjithë, teksa ka afruar në orët e fundit të merkatos një goditje big. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Markus Vinicius Vidal Kunja.

Turbina

29-vjeçari i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Otelul Galatit, Paranës, Gabalës, Zlgiris dhe së fundmi Persela, është bashkuar me cërrikasit, që këtë sezon luftojnë për mbijetesë.

Transferimet

I habitshëm është fakti se si një futbollist që në vitin 2014 vlerën e kartonit e kishte 1.2 milionë euro, të përfundojë në një klub i Kategorisë së Parë në Shqipëri si Turbina. Braziliani u prezantua ditën e sotme, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"