“Godet” Bylisi, firmos mesfushori Meto

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 29, 2011 | 11:47

“Godet” Bylisi, firmos mesfushori Meto

Gjërat te skuadra e Bylisit duket se kanë filluar të funksionojnë në mënyrën e duhur. Kualifikimi për në çerekfinalen e Kupës dhe vendi i 6-të në përfundim të fazës së parë të kampionatit i ka bërë ballshiotët optimistë për të ardhmen. Në këtë mënyrë, drejtuesit ballshiotë janë duke menduar që ta forcojnë skuadrën për fazën e dytë të kampionatit, në mënyrë që të arrijnë të realizojnë objektivat e vëna. Për këtë arsye edhe ndërhyrjet në merkato po bëhen të fuqishme për të afruar lojtarë sa më cilësorë. Kështu, mbasi kanë arritur të firmosin me dy futbollistët nigerianë, Adigun dhe Muhamed, drejtuesit ballshiotë janë fare pranë arritjes së akordit dhe me nigerianin tjetër Bala Olelakan. Ndërkohë që është arritur marrëveshja dhe ka firmosur për ballshiotët dhe mesfushori fierak Agim Meto. Megjithatë, merkatoja e Bylisit duket se nuk do të ndalet këtu. Burime pranë skuadrës së drejtuar nga Shansoji kanë bërë me dije se pritet që në skuadër të mbërrijnë edhe dy futbollistë të tjerë mjaft cilësorë, Pas fierakut, te ballshiotët pritet të vijnë edhe dy futbollistë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Aktualisht është duke u vrojtuar tregu i brendshëm i lojtarëve dhe nëse nuk gjenden elementët e nevojshëm në kampionatin shqiptar, atëherë zgjidhja do të vijë nga kampionatet e huaja. Faza përgatitore – Skuadra e Bylisit do të zhvillojë fazën përgatitore jashtë vendit. Një gjë e tillë mësohet të jetë bërë e ditur nga drejtuesit e klubit, megjithatë nuk është vendosur ende vendi. Antalia në Turqi është një nga destinacionet më të përfolura, ndërsa edhe Ohri në Maqedoni shihet si një mundësi.





www.minuta90.com