Gjysmëfinalet e Ligës së Europës dhe 15 pikët e kthyera në kampionat, Alegri: Një ditë e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2023 | 9:20

Gjysmëfinalet e Ligës së Europës dhe 15 pikët e kthyera në kampionat, Alegri: Një ditë e bukur

Për Juventusin ishte një ditë e gjatë, por në fund rezultoi shumë e bukur. Bardhezinjtë mësuan në orën 18:15 minuta lajmin se u ishin hequr 15 pikët, të paktën përkohësisht, ndërkohë që tri orë më pas, torinezët kishin zbritur në fushë dhe madje gjetën shumë shpejt edhe golin e avantazhit me Adrien Rabionë.

ALEGRI 1

Francezi ka idenë se kualifikimi, aq më shumë pas fitores në çerekfinalen e vajtjes (1-0) do ta kishte bërë më të lehtë ndeshjen, por në të 20-ën, diçka më shumë se 10 minuta pas avantazhit Juventusi pëson barazimin, pas një penalltie të shkaktuar nga Rabio dhe me Eduards që tregohet i akullt duke dërguar shifrat në 1-1.

Rezultati nuk do të ndryshojë deri në fund, ky për faj të Vlahoviçit nga njëra anë, që shpërdoron dy gola gjysmë të bërë, por edhe të Esgaios e Koatesit, që në minutat finale për pak sa nuk gjetën golin që do të dërgonte ndeshjen në shtesë.

Gjithsesi, këtë herë te Juventusi mund të kënaqen edhe me kaq pak: “Le të themi që në fund ishte një ditë shumë e bukur, – bën hyrjen e tij në konferencën për shty, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri. – Në Lisbonë patëm edhe pak fatin me veten në minutat e fundit ndaj Sportingut, por në fund mendoj se e meritojmë të jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Europës.

Tani Sevilja? Një kundërshtar shumë i rrezikshëm, që të krijon shumë stres. Madje, kundrejt tyre dhe Junajtid isha i bindur se do të kalonte Sevilja, pasi është skuadra që këtë turne e ka fituar më shumë se kushdo tjetër, prandaj do të jetë tepër e vështirë.

Sërish një Juve jo në lartësi? Mendoj se nëse përpara në sulm, mos të kishim shpërdoruar aq shumë, do ta kishim pasur më të lehtë. Gjithsesi, mendoj se në fund u treguan të gjithë shumë të zotë dhe morëm diçka për të cilën kemi punuar shumë. Rabio ishte edhe një herë fenomenal dhe nuk po flas vetëm për golin, ndonëse ndonjëherë vrulli i tij duhet ndalur, më saktë duhet kontrolluar. Pavarësisht kësaj, tani të gjithë kokën dhe mendjen te Napoli”, deklaroi 55- vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"