“Gjyqtari ishte kundër nesh”, ankohet Mërgim Vojvoda: Kemi ekip për në Europian
Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pas ndeshjes kundër Izraelit që përfundoi në barazim 1-1, është ankuar për gjykimin, pasi sipas tij arbitri kryesor më shumë anonte nga izraelitët. Vojvoda theksoi se në ndeshjen e radhës kundër Andorrës në ‘Fadil Vokrri’ duhet t’i marrin patjetër tre pikët.
”Ishte rezultat pozitiv. Nuk është e lehtë të barazosh këtu. Ta kishte shënuar Miloti atë gol në minutat e fundit, na kishte kënaqur dhe e kishim gëzuar gjithë shtetin. 1-1 nuk është keq e kemi një ndeshje tjetër me Andorrën, që duhen patjetër tre pikët.
E kemi ditur që nuk është kundërshtari i lehtë dhe e vërtetë na ka munguar pak fati, besoj te faulli te Vedat, s’di a ke penallti, ai me tha se ke.
Kemi pas raste, edhe gjyqtari ka qenë kundër nesh, në duelet 50-50 gjithmonë ka ndihmuar ata. Kjo na ka penguar, kemi qenë të pafat, por edhe Izraeli ka luajtur mirë Jam i bindur që e kemi ekipin për Evropian,” deklaroi Vojvoda.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
