Gjyqi i Tramp kundër aktores së filmave porno, merr si avokat presidentin e klubit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 22:45

Gjyqi i Tramp kundër aktores së filmave porno, merr si avokat presidentin e klubit italian

Presidenti i një klubi italian do të jetë ai që do të mbrojë Donald Tramp në gjykatë për çështjen ligjore të tij kundër aktores së filmave pornografike, Stormi Daniels. Ish-presidenti i SHBA i përgjigjet akuzave se ka mashtruar kur ka deklaruar se nuk i ka paguar ish-aktores para që ajo të mos bënte publike marrëdhëniet seksuale, siç deklaron tashmë producentja e filmave me pullë të kuqe.

dsfsdffsdsdffsdfsd

Dhe për ta mbrojtur para gjykatës në një çështje e cila ka marrë vëmendje në të gjithë botën, do të jetë si avokat një emër të njohur për futbollin italian, Xho Takopina, presidenti aktual i klubit të Spal në Serinë B.

tramp takopina

Avokati i njohur italo-amerikan është një emër i njohur edhe në SHBA dhe Tramp beson se ai mund t’i sigurojë pafajësinë në një gjyq që mund të dëmtojë shanset e tij për të rikandiduar për president. Takopina është shumë  i apasionuar pas futbollit dhe prej vitesh investon në Itali, duke qenë pronar e drejtues në klube të ndryshme në Itali. Më parë ia ka dalë të ngjitë Bolonjën nga Seria C në B, e më pas me Venecian bëri mrekullinë duke e ngjitur nga Seria D në Serinë B në dy sezone radhazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"