Gjoni: Përgjegjësi që mora drejtimin e Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2013 | 11:09

Gjoni: Përgjegjësi që mora drejtimin e Burrelit

GjoniTrajneri i sapoemëruar në krye të pankinës matjane, Vladimir Gjoni, në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se marrja e ekipit në këtë moment është një përgjegjësi e madhe, megjithatë me besim të plotë do të ecet përpara. “Me mbështetjen e bashkisë, drejtuesit e klubit do të bëjnë më të mirën që imazhi i Burrelit të shkojë aty ku e meriton. Mendoj se duhet të shkojmë drejt një ekipi si dikur, i cili përbëhej kryesisht nga matjanë, që të mos kemi nevojë për blerje nga jashtë. Kjo është shumë e rëndësishme, pa dashur të shpreh gjykime për askënd. Duhet të punojmë shumë edhe me ekipet zinxhir, në mënyrë që të kemi produkt vendës”, -tha Gjoni. Sa i përket ndeshjes së sotme në Patos, ai u shpreh optimist se do të kërkojë një rezultat pozitiv. Gjoni beson në forcën e ekipit, të cilën do ta tregojë në fushën e gjelbër.
Dritan Kurti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"