Gjoba dhe shkarkime, Bashkia e Pogradecit del me njoftim zyrtar pas rënies së ekipit nga kategoria: Nuk do të paguhen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:36

Gjoba dhe shkarkime, Bashkia e Pogradecit del me njoftim zyrtar pas rënies së ekipit nga kategoria: Nuk do të paguhen…

Rënia e Pogradecit në Kategorinë e Dytë, është cilësuar si një dramë sportive në qytetin juglindor, çka ka detyruar edhe Bashkinë, që nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, të mbaj qëndrim të ashpër në lidhje më këtë situatë.

Pogradeci

Bashkia e Pogradecit bën me dije se fundmi se Këshilli i Administrimit vendosi që të merrte masa dhe penalitete për drejtuesit e ekipit dhe gjithë skuadrën.

Pogradeci

Rapotohet se pas disfatës, u  nga drejtimi i ekipit trajneri Ardian Abazaj dhe dy ndihmësat e tij Gentian Muska e Anesti Lipo, ata u penalizuan gjithashtu me masë për të mos u paguar për muajin maj 2022. Edhe lojtarët janë penalizuar për shkak të rënies nga kategoria dhe nuk do të paguhen për muajin maj.

REAGIMI I PLOTË I BASHKISË SË POGRADECIT:

Ekipi i KS Pogradeci përmbylli me dështim sezonin sportiv 2021-2022 e për pasojë ndodhi ajo që askush nuk e dëshironte, ekipi ra në kategorinë e 2-të në të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye ditën e djeshme nga Këshilli i Administrimit u vendos që të merren masa dhe penalitete për drejtuesit e ekipit dhe gjithë skuadrën.

U shkarkuan nga drejtimi i ekipit trajneri Ardian Abazaj dhe dy ndihmësat e tij Gentian Muska e Anesti Lipo, ata u penalizuan gjithashtu me masë për të mos u paguar për muajin Maj 2022.

E gjithë skuadra e lojtarëve është penalizuar për këtë humbje gjithashtu dhe nuk do të paguhen për muajin Maj.

Këto penalitete kanë qenë të parashikuara në kontratë me secilin prej tyre.

Të gjithë lojtarëve i’u përfundon kontrata me KS Pogradeci në fund të muajit Maj dhe do të jetë trajneri i ardhshëm ai që do të vendosë për rinovimin e kontratave me ta. Të gjithë ne, sportdashësit dhe qyteti jemi të zhgënjyer nga performanca e skuadrës ashtu siç tashmë kemi nisur nga puna për ringritjen fuqishëm të ekipit dhe rikthimin e tij shumë shpejt sërish në kategori të I-rë e më pas në superiore.

Pogradecit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"