Gjimshiti lider edhe tek Atalanta, por mund të mungojë ndaj Sportingut…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 13:41

Gjimshiti lider edhe tek Atalanta, por mund të mungojë ndaj Sportingut…

Një lider në Kombëtaren shqiptare, por një lider edhe te skuadra e Atalantës. Berat Gjimshiti po luan sezonin e tij të shtatë me bergamaskët ndërkohë që ndeshja me Napolin këtë fundjavë ishte e para për të me shiritin e kapitenit në krah.

hgfjhg

Duke qenë se kontributi i mbrojtësit në gjithë këto vite është i jashtëzakonshëm, faqja zyrtare e klubit i ka kushtuar një postim Gjimshitit, ku i ka mbledhur në formë statistikash, të gjitha minutat e luajtura, golat, asistet, duelet e fituara, pastrimet e zonës dhe topat e rikuperuar. Ndërkohë mbishkrimi në foto ishte edhe më i bukur: “Këmbëngulje, përkushtim, fanellë gjithmonë e djersitur”, thuhej për mbrojtësin e Kombëtares.

Sa i përket ndeshjes së sotme që Atalanta do të luajë në Ligën e Europës ndaj Sportingut në shtëpi, nga Italia raportohet se Gjimshiti ka shenja gripi dhe është në dyshim për këtë ndeshje, megjithatë kjo do të vendoset në orët para fillimit të takimit, atëherë kur do të shihet edhe gjendja e 30-vjeçarit.

fdg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"