Gjimshiti la fushën i dëmtuar, vijnë lajmet e mira për Silvinjon. Ja sa do të mungojë kapiteni kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 13:39

Gjimshiti la fushën i dëmtuar, vijnë lajmet e mira për Silvinjon. Ja sa do të mungojë kapiteni kuqezi

Mbrojtësi Berat Gjimshiti doli mbrëmë nga fusha pas një dëmtimi në ndeshjen ndaj Torinos.

ATALANTA-BERAT-GJIMSHITI-770x428 

Mediat italiane kanë zbuluar se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Në pritje të analizave më të detajuara, ai pritet të mungojë afro 15 ditë.

Kapiteni kuqezi pritet të mungojë në sfidën kundër Milanit më 9 dhjetor, kjo e shqetëson shumë trajnerin e Atalantas, Gasperinin. Në 13 ndeshje, ai ka qenë i saktë në 89% të pasimeve, ndërsa është ndëshkuar vetëm 2 herë me karton të verdhë, një statistikë shumë domethënëse për një mbrojtës.

Ky është një lajm i mirë për Silvinjon dhe Kombëtaren kuqezi pasi të gjithë kishin frikë për dëmtimin e kapitenit dhe se mund të rrezikonte të humbiste Europianin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"