Gjesti i Dibu Martinezit në finalen e Botërorit, Ceferin komenton situatën: Mesi duhej ta kishte ndaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2023 | 14:00

Gjesti i Dibu Martinezit në finalen e Botërorit, Ceferin komenton situatën: Mesi duhej ta kishte ndaluar

Kanë kaluar 4 muaj që kur Argjentina ngrite trofeun e Kupës së Botës në Katar. Mes shumë ngjarjeve që shënuan atë mbrëmje dhjetori në Doha ishte dhe gjesti i portierit të “albiçelestëve”, Dibu Martinez.

martinez

Por edhe pse duket një histori e largët ajo vazhdon të diskutohet. Mes atyre që janë shprehur kundër gjestit të portierit argjentinas ka qenë dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Këtë e kanë zbuluar dy autorët e librit “Messianico”, Sebastian Fest dhe Aleksandër Zhuliar. Në rrëfimin për ta, numri një i UEFA-s është shprehur: “Mendoj se Mesi duhet të kishte bërë diçka më shumë në atë moment. Duhej ta kishte ndalur Dibu Martinezin të mos e bënte atë gjest”.

Për më shumë Ceferin ka shpjeguar se mos ndërhyrja e Mesit ishte dhe një ofendim për shokun e tij te PSG-ja, Kilië Mbape.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"