Gjermania kërkon të konfirmojë formën, Flik karikon skuadrën: Belgjika kundërshtari i duhur për të matur forcat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 10:55

Gjermania kërkon të konfirmojë formën, Flik karikon skuadrën: Belgjika kundërshtari i duhur për të matur forcat

Të besuarit e Hansi Flik do të “përplasin” brirët mbrëmjen e sotme ndaj “djajve” të Domenik Tedeskos, kuadrin e miqësores, si rezultat i rregullit të organizatorëve (kualifikim pa kalim grupesh).

hansi flik

“Pancerat” do të kenë shansin deri në verën e vitit të ardhshëm për projektimin e duhur drejt “Euro 2024”, me qëllim rikthimin e nderit përpara tifozërisë së vet, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme në turnetë e fundit. Hansi Flik ka kryer ritualitetin përpara sfidës karshi Belgjikës në konferencën për shtyp, duke e cilësuar rivalin e sotëm si të denjë në matjen e forcës.

KUNDËRSHTARI- “Është më se e kuptueshme se potenciali i Belgjikës ka tjetër peshë krahasuar me Perunë, megjithatë ne do të mbajmë të njëjtin përqendrim. Mezi po e pres testin në fjalë, rivali vjen me frymë të re pas ndryshimit të trajnerit. Emri i lojtarëve specifikë vjen nga klubet më elitare në Europë. Ata mbrojnë në mënyre kompakte dhe dinë ta menaxhojnë posedimin e sferës. Krahët dhe duelet një për një janë arma e fortë nga kampi i miqve, ashtu siç vepruan karshi Suedisë së fundmi”, pohonte me kujdes në aplikimin e taktikave nga “demat”, Hansi.

FAZA OFENSIVE- “Me shumë gjasa formacioni nuk do të ketë ndryshim nga dueli i fundit në planin taktik. Fylkrug dhe Verner do të jenë në pozitën e udhërrëfyesit në majë të sulmit. Të dy kontribuuan mjaftueshëmpër të më bindur se përse e meritojnë ta nisin nga minuta e parë, jo vetëm me detyra ofensive. Mbajtja e frymës pozitive shërben si promotori më i mirë drejt suksesit dhe ne po përpiqemi tabëjmë pronë tonën”.

NDRYSHIMET- “Gnabri do tëmbulojë hapësirën e lëën boshnga Harvec, e cila mund të sjellëndikim edhe në pjesën tjetër rrethemrave si titullar. Ethet e Kait ndikuan në largimin e tij. Kehrer do të jetë gjithashtu pjesë e kontingjentit kryesor. Shloterbekuti uroj më të mirat, më vjen keqqë u dëmtua në një fazë delikate të sezonit”, prononcohejish-trajneri i Bajernit. “RheinEnergie Stadion” është arenaku Gjermania dhe Belgjika dotë luajnë takimin e 11-të mestyre në histori.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"