Gjermania gjen bomberin, Hansi Flik i entuziazmuar pas suksesit ndaj Perusë: Rindezëm pasionin e fitores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 12:20

Gjermania gjen bomberin, Hansi Flik i entuziazmuar pas suksesit ndaj Perusë: Rindezëm pasionin e fitores

Gjermania u është rik thyer zakoneve “të vje tra” në testet miqësore ku “preja” ishte Peruja. “Pancerat” si rezultat i sigurimit të biletës drejt “Euro 2024” (organizatorët) u janë planifikuar vetëm ndeshje pa ndonjë rëndësi specifike, sesa dhënien e mundësive lojtarëve të ndryshëm në krijimin e një ideje të qartë nga planet e Hansi Flikut në rrugëtimin e kampionatit europian.

FLIK

NDESHJA- Sfida u zhvillua në stadiumin e Këlnit “Meëa Arena”, aty ku goleadori i Bundesligës, Niklas Fylkug, u kthye në hero me dopietën e tij, respektivisht në minutën e 12-të pas koordinimit me Haverc dhe në minutën e 33-të për t’i vënë kapak sfidës.

Kai Haverc në fraksionin e së dytës pjesë pati shansin për t’i dërguar në 3 numrin e golave nga kampi i të tijve, ndonëse dështoi nga pika e 11-metërshit. Hansi Flik e komentoi mes frazash optimiste paraqitjen e lojtarëve vendës, duke u shprehur se ata e kanë gjetur frymën e pasionit drejt suksesit.

TRAJNERI- “Ndër qëllimet kryesore ishte mbajtja e kuadratit të pastër dhe ia arritëm me sukses. Por ky nuk ishte i vetmi faktor deciziv në planet e mia nga ajo se çfarë futbollistët dëshmuan në fushën e blertë përballë peruanëve. Pasioni u gjend mes nesh nga fillim deri në frymën e fundit, simbolika e duhur drejt suksesit. Futbollistët luajtën me dëshirë dhe e ndjenë peshën e fanellës.

Golat e Fylkrugut rezultuan vendimtare, por kjo nuk e lënë në hije paraqitjen e pjesës tjetër. Nëse e kemi konsistencën mund të shënojmë më shumë, jo vetëm me Niklasin. Verner dhuroi performancë të kënaqshme me manovra në shërbim të ekipit. Të njëjtën tablo mund të përshkruajë edhe rreth repartit difensiv me binomin Shloterbek-Ginter në qendër mbi kontributin e dhënë në shërbim të kombëtares, pavarësisht kundërshtarit dhe vlefshmërisë së takimit.

Nesër duelojme me Belgjikën, tjetër kalibër në prezencë dhe emra. Rritja e rendimentit është e kuptueshme, besoj se grupi ynë do të demonstrojnë sërish temp stabilizues nga dueli i fundit. Dy ose tri do të jetë numri i ndryshimeve”, përfundoi Hansi.

Fituesit e 4- fishtë të Botërorëve do të vihen në provë serioze të martën, ku Lukaku dhe De Bryjne do të sfidojnë të besuarit e Flik në stadiumin “Rhein Energie Stadion” të Këlnit duke nisur nga ora 20:45. “Përplasja” në fjalë mund të nxjerrë në dritë përmirësimet e “tankut” gjerman.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"