Gjenerata më e re e Airbus “A321 NEO” së shpejti edhe në Prishtinë
Gjenerata më e re e Airbus A320 NEO dhe A321 NEO së shpejti do të shihen edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo do të bëhet falë bashkëpunimit që do vazhdojë mes Eurowings dhe kompanive kosovare Eurokoha dhe Kosova Airlines.

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë Eurpokoha dhe Kosova Airlines, është shprehur i kënaqur që kompania e tij po përmirëson çdo ditë e më shumë shërbimet për udhëtarët të cilët marrin shërbime udhëtime tash e shumë vite me kompanitë Eurokoha dhe Kosova Airline.

Avionët Airbus 320 NEO i cili ka 180 ulëse dhe Airbus 321 NEO ka 230 ulëse tashmë fluturon në kryqendrat evropiane nga Dyseldorfi në Málaga, Athinë, Barcelonë, Berlin, Budapest, Dresden, Gjenevë, Hamburg, Lisbonë, Lion, Mynih, Milano, Palma de Mallorca, Pragë, Vjenë dhe Cyrih.

Airbus A320neo është deri tani avioni më efikas dhe i qetë me distanca të shkurtra dhe të mesme në botë dhe shenja më e dukshme ende e një serie prej më shumë se 50 nismash të qëndrueshmërisë në Eurowings.




