Gjendet akordi mes palëve, titullari i kuqezinjve rinovon me Milanin pas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 14:47

Gjendet akordi mes palëve, titullari i kuqezinjve rinovon me Milanin pas…

Dhjetë gola sezonalë (4 në Champions dhe 6 në Serinë A), por edhe gjashtë asiste në të gjitha turnetë ku ka luajtur si kuqezi në këtë sezon. Ecurisë personale i shtohen edhe golat në Kupën e Botës, por ato përbëjnë një diskutim tjetër.

zhiru

Sidoqoftë, Olivie Zhiru po e tregon me fakte se e meriton rinovimin dhe klubi ka menduar të shpërblejë. Sinjalet kanë kohë që janë dhe javën e ardhshme duhet të bëhet zyrtare marrëveshja e re.

Një tjetër sezon si kuqezi për francezin, kontrata aktuale e të cilit skadon me 30 qershor.

Ai do të përfitojë një rrogë prej 3.5 milionë eurosh, ndërkohë që kujtojmë se refuzoi diçka më shumë se dyfishin (8.5) nga Evertoni që u mundua ta joshte gjatë merkatos së janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"