Gjenden 400 milionë euro borxh nga një fond britanik, Zhang mban Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 14:22

Gjenden 400 milionë euro borxh nga një fond britanik, Zhang mban Interin

Ndryshon vetëm një prej aktorëve, por fundi është i njëjtë: Stiven Zhang do të mbajë Interin. Dhe do ta bëjë me një ndërhyrje pak a shumë si ajo e 3 viteve më parë kur doli nga vështirësia ekonomike.

zhang

Por shoku i rrugëtimit aktual nën drejtimin e Interit nuk do të jetë më fondi amerikan “Oaktree”. Presidenti i Interit duket se ka gjetur një tjetër ortak dhe do të arrijë zyrtarizimin me ta përpara 20 majit, data kur skadon kredia e “Oaktree”.

RRUGA E RE- Zhang ishte në bisedime të shumta me fondin aktual në fjalë për 375 milionë euro, por amerikanët donin një shlyerje të shpejtë dhe me përqindje të lartë. Këto kushte bënë që presidenti i Interit të përqendrohej në një tjetër rrugë dhe të gjente një tjetër fond. Bëhet fjalë për një kompani britanike këtë herë, e cila do të japë një hua për Interin në mënyrë që të shlyejë të parën. Bëhet fjalë për 400 milionë euro. U përfol gjatë këtyre ditëve që vështirësitë e çuan presidentin të mendonte edhe për një shitje të mundshme. Arabët po interesoheshin për të blerë Interin, por Zhang ka shumë dëshirë që ta çojë vetë përpara këtë projekt që ka nisur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"