“Gjasula ka një avantazh në krahasim me të tjerët”, Salihi shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Shumë gjëra varen nga… Zielinski

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 20:27

“Gjasula ka një avantazh në krahasim me të tjerët”, Salihi shpjegon zgjedhjet e Silvinjos: Shumë gjëra varen nga… Zielinski

Hamdi Salihi, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, pjesë e stafit kuqezx të Silvinjos, ka shpjeguar para ndeshjes ndaj Polonisë zgjedhjet taktike të trajnerit.

bandicam 2023-03-27 20-12-21-081

“Gjasula ka një avantazh në krahasim me mesfushorët e tjerë për shkak të shtalartësisë. Por edhe në pasimet nga mbrapa, ai e ka më të pastër. Pavarësisht gjendjes së muajve të fundit me dëmtimin, ai është rikuperuar. Nuk ka shumë minuta, por mundohemi që të marrim më të mirën e tij. Do të shfrytëzohet shtatlartësia, por edhe për mënyrën se trajneri kërkon që të luhet topi nga mbrapa dhe ai mund të ndihmojë shumë në këtë pjesë.

Uzuni dhe Azani ishalla bëjnë mirë fillimisht atë që bëjnë më mirë, fazën sulmuese te porta. Por kanë edhe detyra mbrojtëse. Asani nga e djathta dhe Uzuni nga e majta se të dy mund të futen nga brenda për të tentuar portën. Por në fazën mbrojtëse për të krijuar linjën me 5 me 3 mesfushorët e tjerë.

Mundohemi të luajmë me 2 mesfushorë organizatorë e një para mbrojtjes. Por shumë varet nga varësia si do të vendoset kundërshtari, veçanërisht Zielinski. Pozicioni i tij do të ndikojë pozicionin e lojtarëve tanë.

Të tërë mund të luajnë para mbrojtjes. Por gjatë këtyre ditëve trajneri ka provuar shumë lojtarë e ka marrë mesazh që mund të bëjnë edhe këtë gjë apo të që të ngacmojnë më lart. E kanë bindur më shumë këta dy për të bërë këtë pozicion.

Nga e hëna që kemi filluar, kemi bërë tre seanca për goditje standarde, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Polonia e ka pikë të fortë, shpresojmë të kemi marrë masat siç duhet, por pastaj është edhe interpretimi në fushë”, tha Salihi për “SuperSport” para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"