Gjashtë humbje radhazi, Fatmir Prengaj: Do shihni Vorën e vërtetë, na ka marrë malli të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 10:23

Gjashtë humbje radhazi, Fatmir Prengaj: Do shihni Vorën e vërtetë, na ka marrë malli të fitojmë

Vorakët do të luajnë sot kundër Tomorit në shtëpi dhe e gjithë vëmendja e skuadrës është përqendruar në tri ndeshjet e “playoff”-it.

prengaj

Gjatë fazës së tretë, Vora humbi mundësinë e artë për t’u ngjitur direkt, megjithatë falë ecurisë së shkëlqyer në dy fazat e para, edhe pse ekipi ka humbur 6 takimet e fundit, nuk lëvizën nga vendi i katërt. Gjithsesi, Vora po mendon që të mos e bëj “baltë” dhe të rikthehet te fitorja me Tomorin.

Në lidhje me këtë, për gazetën flet Fatmir Prengaj, një nga sulmuesit më të mirë te Vora me 12 gola të shënuar. “Jemi në fazën e fundit të kampionatit dhe ju ende nuk e keni parë Vorën e “vërtetë”. Kemi kaluar problemet e dëmtimeve dhe dënimeve e tani e kemi grupin e plotë. Jam i bindur se do të rikthehemi te fitorja që këtë javë. Edhe ne na ka marrë malli të fitojmë”, e mbylli Prengaj.

vo to

A.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"