Gjaknxehtësia dhe 70 mln euro, arsyet e largimit të Kanselos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 10:21

Gjaknxehtësia dhe 70 mln euro, arsyet e largimit të Kanselos

Mbrojtja mund të konsiderohet më të drejtë si reparti me luks të theksuar zgjedhjesh, marrë në konsideratë edhe riaftësimin e lojtarëve të lënduar. 1472886858.0Faktori i mësipërm i ka dhënë akoma më shumë krahë drejtuesve të gjigantëve nga Mynihu të dalin me 2 arsye konkrete sipas “Bild”, se përse nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Zhoao Kanselon në përfundimin e sezonit aktual.

1. KOSTOJA E LARTË- Mançester Siti i ka vendosur klauzolën e 70 milionë eurove Bajernit, nëse e dëshiron luzitanin ta kthejnë në pronë të tyre. Formula e huazimit nuk i detyron, por prezantohet si opsion. Lukas Hernandez vazhdon të mbetet blerja më e shtrenjtë në historinë e bavarezëve, megjithatë një sakrificë tjetër ekonomike për mbrojtjen do të ishte e tepruar në idetë e drejtuesve, sigurisht të ndikuar edhe nga faktori moshë (28-vjeç).

2. LUHATJET EMOCIONALE- Ndeshjet e fundit Zhoao nuk ka gjetur vend në planet e Nagelsmanit mbi pozitën e titullarit dhe pakënaqësitë e tij janë evidentuar lehtësisht në stërvitje, aty ku diferencimi nga grupi dhe irritimet kanë bërë që bordi t’i vendosë vulën vendimit se përse nuk do të kryejnë çmenduri në treg për një model të gabuar sjelljesh brenda grupit, i cili mund të luajë si faktor negativ në vijimësi. 2 gola dhe 1 asist janë statistikat e 28-vjeçarit në 5 ndeshje të zhvilluar në Bundesligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"