Geri Lineker këshillon trajnerin e Anglisë: Sauthgejt ta kursejë Uokerin për Mbapenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 11:56

Geri Lineker këshillon trajnerin e Anglisë: Sauthgejt ta kursejë Uokerin për Mbapenë

Legjenda e sulmit të Anglisë, Geri Lineker, e ka këshilluar Garet Sauthgejtin që të luajë me Trent Aleksander-Arnoldin ose me Kieran Tripierin titullar të dielën kundër Senegalit.

LINEKER

Ish-sulmuesi mendon se trajneri nuk duhet ta rrezikojë Kajl Uokerin të dëmtohet, pasi nuk është ende në kondicionin më të mirë fizik dhe duhet ta ruajë për një duel të mundshëm me Francën në çerekfinale.

“Kajl Uoker nuk duhet të jetë në skuadrën e Anglisë për ndeshjen kundër Senegalit. Anglia nuk ka luksin t’i dëmtohet ai, sepse ai është ndoshta i vetmi mbrojtës i djathtë në planet, i cili mund të rivalizojë me Kilië Mbapenë në një çerekfinale të mundshme.

Përse duhet ta ndërmarrësh një risk të tillë?”, tha prezantuesi i “BBC”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"