Gatuzo u jep llogari tifozëve, “sherr” me gazetarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 18:30

Gatuzo u jep llogari tifozëve, “sherr” me gazetarët

Valencia dhe Xhenaro Gatuzo gjenden në momentin e tyre më delikat të sezonit. Në javën e 19-të në La Liga ka ardhur një tjetër humbje. Valencia është mundur nga Vajadolidi 1-0 në transfertë, duke rrëshqitur edhe më poshtë në renditje.

Gattuso-A-Punt

Dhe të enjten ndaj Realit në ndeshjen e prapambetur të javës së 17-të është e detyruar të bëjë rezultat. Në të kundërt për trajnerin italian ditë më të vështira duken në horizont. Dje, pas humbjes me Vajadolidin, numri një i stolit të Valencias është bërë protagonist në një debat me gazetarët.

Pas ndeshjes, Gatuzo është ndalur nga një grup i tifozëve të Valencias, të cilët i kanë kërkuar shpjegime për situatën në skuadër dhe rezultatet e dobëta. Gjatë kohës që Gatuzo ka qenë duke biseduar me tifozët e Valencias, ai është përfshirë në një debat me gazetarët. I bezdisur nga prania e tyre, Gatuzo u është hakërryer, duke u kërkuar të qëndrojnë larg tij dhe tifozëve, teksa ishin duke diskutuar së bashku. Ndërkaq, në konferencën për shtyp, italiani ka pranuar vështirësitë e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"