Gati rinovimet tek Interi, por Dumfris do të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2024 | 17:22

Gati rinovimet tek Interi, por Dumfris do të largohet

Nuk ka më surpriza. Interi futet në një epokë të re menaxhimi dhe pasi të kalojnë çështjet burokratike, drejtuesit e klubit zikaltër do të kenë dritën jeshile nga ana e “Oaktree” për të zgjatur kontratat, për të cilat janë duke punuar prej kohësh. Është ky prioriteti i fondit amerikan, i specializuar për të nxjerrë nga vështirësitë shoqëri të ndryshme. Ata e dinë mirë që të kesh kontrata të gjata është një aset dhe në këtë rast bëhet fjalë për futbollistët më të rëndësishëm.

dumfris

Interi duhet të bëjë patjetër lëvizje për të mos i humbur me zero siç ndodhi me Milan Shkrinjarin. Marota, Auzilio dhe Baçin kanë çuar përpara diskutimet sidomos për Barelën dhe Inzagin, ndërsa për Lautaron duhet ende diçka të sqarohet. Pastaj është edhe çështja e Dumfris që duhet zgjidhur sepse kontrata e holandezit skadon në 30 qershorin e vitit 2025. Nëse nuk do të arrijë rinovimin gjatë kësaj periudhe, për të cilin nuk është folur kurrë, atëherë ai do të dalë në shitje në merkaton e verës. Interi nuk kërkon ta humbasë në të ardhmen me zero.

PA SURPRIZA- Është normale që ndoshta menaxherët e futbollistëve në fjalë të marrin kohë për të kuptuar dhe verifikuar qëllimet që kanë pronarët e rinj. Grupi aktual i drejtuesve do të konfirmohet dhe e kanë merituar në fushën e lojës me punë dhe projekte ambicioze. Menjëherë pas ndryshimit të pronësisë do të vijnë edhe firmat e para. Simone Inzagi duhet blinduar sepse kontrata e tij skadon në vitin 2025, ndërsa të tjerët do të rinovojnë më vonë.

Për Inzagin është diskutimi nëse kontrata i skadon në vitin 2026 me opsion edhe për një vit tjetër apo direkt në 2027. Pronarët e rinj kanë interes që të ndërtojnë një projekt 3-vjeçar ashtu siç kishte Stiven Zhang. “Oaktree” ka interes që të vazhdojë ta rrisë klubin në mënyrë që ta shesë me një vlerë më të lartë në treg. Gjithçka pritet që të konfirmohet hap pas hapi në ditët e ardhshme kur situata të jetë qartësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"