“Gati revolucioni te Besa”, presidenti Bizhdili: Do të marr lojtarë nga kryeqyteti dhe ambiciozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 22:17

“Gati revolucioni te Besa”, presidenti Bizhdili: Do të marr lojtarë nga kryeqyteti dhe ambiciozë

Priten largimeve ma sive nga Besa. Skuadra e Lorenc Pashjas nuk do t’i ngjaj aspak asaj që mbylli te Gugash Magani. Sigurisht që do të ketë edhe nga ata që do të rezistojnë nga kampionati i fundit, por nuk do të jenë më shumë se pesë.

Bizhdili-2

Kjo është pak, por e sigurt. Zyrtarisht kanë ikur nga verdhezinjtë Redon Raza, Kevin Dalipi, Çinonso Onuh, Frenklin Ntepe dhe Endri Reçi. E megjithatë, listës do t’i shtohen shumë të tjerë.

PLANI I PRESIDENTIT

Është presidenti që rrëfen planin që ka në këtë merkato vere, në një deklaratë të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Edhe pse nuk jep emra, qartazi e thotë se prurjet do të vijnë nga kryeqyteti. E megjithatë, “dashurinë” e vjetër nuk do ta harrojë. Kosova do të jetë një treg për të pasuruar organikën për kampionatin e ardhshëm. Kështu ka ndodhur çdo edicion, ndaj as ky nuk mund të bëj përjashtim. Negociatat i ka nisur tashmë numri një i klubit, e megjithatë tregohet tejet i rezervuar për të zbuluar ndonjë emër konkret.

Sidoqoftë, diçka e mësuam. Brenda kësaj jave mund të vijnë zyrtarizmit e para. “Besa do të vijë krejt ndryshe në sezonin 2023-2024. Kam përcaktuar tashmë piketat për merkaton e kësaj vere. Gjithçka është e qartë dhe mund ta zbuloj diçka. Do të përforcohemi me futbollistë që vijnë kryesisht nga Tirana. E megjithatë, nuk mund të lë pas dore Kosovën.

Si gjithnjë, do t’i qëndroj besnik edhe tregut kosovar. Brenda pak ditësh do t’u informoj edhe mbi 4 apo 5 afrimet e para. Do të jenë të gjitha repartet, duke nisur nga prapavija, mesfusha dhe sulmi. Do të jetë një Besë krejtësisht e re”, tha fillimisht kreu i verdhezinjve.

KRITERI PËR MERKATON

Ka edhe një kriter për ata që do të vijnë. “Ju garantoj vetëm diçka, që do të afroj elementë që kanë ambicie.

Kjo do të jetë një siguri më shumë për ne, pasi do ta shfrytëzojnë fanellën verdhezi jo vetëm për suksesin e ekipi, por dhe si një hap cilësor në karrierën e tyre”, përfundoi presidenti. Burime të rezervuara pranë “Xhatit” na saktësojnë se prurjet e reja do të vijnë konkretisht nga skuadra si Partizani dhe Dinamo. Në huazim apo si blerje të reja, kjo do të qartësohet në vazhdim.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"