Gati për të garuar përsëri! Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, por pezullohen drejtuesit e atletikës shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2023 | 16:57

Gati për të garuar përsëri! Izmir Smajlaj shpallet i pafajshëm, por pezullohen drejtuesit e atletikës shqiptare

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj më në fund ka fituar pafajësinë. Burime të “Panorama Sport” tregojnë se akuzat e ngritura kohë më parë ndaj tij, janë hedhur poshtë dhe për akuzat për mashtrim, tashmë ka edhe 2 persona përgjegjës.

SMAJLAJ

Për situatën e krijuar, përgjegjësia ka mbetur mbi sekretarin e përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Atletikës, Nikolin Dionisin dhe presidentin e FSHA-së dhe njëkohësisht trajnerin e tij Gjergj Ruli. Dy zyrtarët e Federatës, janë pezulluar nga detyra. Presidenti Ruli është pezulluar për 5 vite ndërkohë që Nikolin Dionisi është dënuar me 4 vite pezullim.

Atleti shkodran akuzohej për manipulim të rezultatit më garën e zhvilluar në Tiranë, në maj të vitit 2021. Smajlaj kishte bërë kërcimin së gjati në 8 metra 16 centimetra, teksa kjo kohë u konsideruar si deklarim i rremë dhe në këtë mënyrë, Smajlaj së bashku me Rulin e Dionisin, u pezulluan përkohësisht. Megjithatë, pas përfundimit të hetimit, Smajlaj ka fituar pafajësinë. Në këtë mënyrë, Smajlaj do të ketë të drejtë që të konkurrojë sërish ndërkohë që Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë edhe asamblenë e jashtëzakonshme, për të zgjedhur drejtuesit e rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"