Gafat e Onanës, Ten Hag i del në mbrojtje kamerunasit: Portieri i dytë më i mirë i Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 11:20

Gafat e Onanës, Ten Hag i del në mbrojtje kamerunasit: Portieri i dytë më i mirë i Premier Ligës

Erik ten Hag këmbëngul se Andre Onana do ta harrojë ndeshjen e tij të fundit në Stamboll, ndërsa mbështeti plotësisht portierin e Junajtidit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Njukasëllin.

ten hag onana

Onana ishte fajtor në dy golat e pësuar me goditje dënimi nga Hakim Zijeh ndaj Gallatasarajit të mërkurën, ndërsa Junajtid u ndal në një barazim 3-3 që kërcënon t’i japë fund shpresave të tyre për të kaluar grupin e Ligës së Kampioneve.

Kjo ishte paraqitja e fundit zhgënjyese e portierit kamerunas, i cili është kritikuar për një sërë gabimesh që kur iu bashkua “djajve” për 47.3 milionë paund nga Interi në verë.

“Ai është një karakter i fortë. Ai është një personalitet dhe do ta menaxhojë këtë”, tha trajneri holandez. “Ju e dini gjithashtu, sepse e keni parë se si ai reagon pas një paraqitje të keqe si në Mynih. Në Bërnlej ai ishte i jashtëzakonshëm. Nëse e analizoni mirë, atëherë do të shikoni se ai është portieri i dytë më i mirë në Premier Ligë bazuar në statistika. Parandalimet e tij të golave janë të dytat më të mira në Premier Ligë. Ai po luan mirë, por ai e di se në Champions ka bërë disa gabime, por në përgjithësi në pesë muajt e parë ai ka bërë mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"