Gafa me himnin e Anglisë, këngëtarja Elinora ankohet: Pagova edhe 3 mijë euro nga xhepi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 20:45

Gafa me himnin e Anglisë, këngëtarja Elinora ankohet: Pagova edhe 3 mijë euro nga xhepi

Këngëtarja Elinora zbuloi se ajo nuk ishte paguar për paraqitjen në stadiumin “Maradona”, ndërsa i kishte paguar vetë kostot e udhëtimit.

sdfdsfsdfsdfsdf

“E gjithë kjo gjë ndodhi në minutën e fundit. Unë isha në Majemi të shtunën për javën e muzikës dhe mora një telefonatë ku më kërkohej nëse mund të këndoja himnin kombëtar. Thashë po, sepse ishte një nder i madh dhe mora menjëherë avionin për t’u kthyer në Itali dhe udhëtova nga Roma në Napoli.

E pagova të gjithë gjënë vetë dhe nuk mora asnjë qindarkë për këtë. Më kushtoi më shumë se 3 mijë euro dhe tani ndodhi edhe kjo. Do t’i kërkoj menaxherit që t’u shkruaj organizatorëve që të shpjegojnë sesa e zhgënjyer dhe e zemëruar unë jam me këtë që ndodhi”, tha 28-vjeçarja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"